zoom

Lajme

Futbolli përsëri në zi, shuhet një tjetër “kaizer” legjendë

Bota e futbollit humbet një tjetër ikonë gjermane, një lojtar të madh si Karl-Heinz Schnellinger, mbrojtësin e famshëm gjerman i cili u nda nga kjo jetë në moshën 85 vjeçare.

Schnellinger u shua në një spital të Milanos, në San Raffaele, i sëmurë prej kohësh.

Mbrojtësi filloi karrierën e tij me ekipin e Këln ku u aktivizua për 4 sezone dhe u shpall kampion në 1962. Më pas u transferua te Roma, por ekipi kryeqytetas e lëshoi në huazim te Mantova, për t’u rikthyer sërish te Roma, skuadër më të cilën fitoi edhe një Kupë të Italisë.

Në 1965 kaloi te Milan, skuadër ku qëndroi për nëntë sezone, fitoi një titull në Serie A, një Kupë Kampionëve, një Kupë Interkontinentale, 3 Kupa të Italisë etj. Në 1974 u largua nga Milano për të mbyllur karrierën në Gjermani.

Me fanellën e përfaqësueses gjermane zhvilloi 47 ndeshje, shkoi në finalen e Botërorit në 1966, e humbur përballë Anglisë, ndërsa katër vite më vonë preku gjysmëfinalen e Botërorit. /ZOOM.AL/