Aplikacion
Të tjera mesazhe janë bërë publike nga skandali ku është i përfshirë anëtari i KLP-së, Olger Eminaj.
Në bisedat e publikuara në emisionin “Stop” në Tv Klan, zyrtari i lartë i kërkon qytetares të blejë për të, stimulues seksual.
Madje ai ka pretendime edhe për çmimin e viagras.
Bisedat e papërshtatshme kanë ndodhur gjatë orarit të punës, vitin e kaluar.
Rasti në fjalë ka pasur si pikënisje një grua, me inicialet R.M, e cila kishte shkuar në zyrat e KLP-së për të kërkuar ndihmë. Ajo ishte dhunuar nga bashkëshorti, kishte humbur fëmijën në bark nga dhuna dhe mundësinë për të bërë fëmijë të tjerë.
Pas një kalvari të gjatë, gruaja në fjalë u vendos përballë zyrtarit Eminaj i cili në vend që t’i jepte zgjidhje për problemin e saj, e ngacmoi seksualisht. / Zoom.al
Me shumicë votash, shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale