Aplikacion
Raportimi i kreut të SPAK Klod Braho para KLP-së, u sfumua disi nga hija e një skandali seksual të para pak javëve.
Gjatë raportimit të Spahos, u vu re prania e anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, i cili pak kohë më parë u denoncua nga emisioni investigativ “Stop” si i përfshirë në një aferë seksuale me një qytetare.
Eminaj doli sotpër herë të parë publikisht pas denoncimit, i cili e akuzonte për kërkimin e favoreve seksuale ndaj një gruaje që ishte në një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin e saj.
Në mbledhjen e fundit të KLP-së, Eminaj mori pjesë përmes lidhjes direkte.
Rasti i denoncuar nga “STOP”
Qytetarja me inicialet R.M. kishte shkuar në zyrat e KLP-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti. Nga dhuna e ushtruar ajo kishte humbur fëmijën dhe nuk mund të lindte më. Megjithatë, bashkëshorti i saj e kishte denoncuar për përndjekje.
Në Prokurorinë e Tiranës, R.M. u përball me sfida të tjera, përfshirë një kallëzim për fyerje nga një prokurore. Më pas ajo iu drejtua Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, por nuk mori përgjigje. Në KLP, kryetarja Mirela Bogdani i kishte kthyer një përgjigje, duke i kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetonte rastin.
“Dua të të q*, le të çmendemi si 20-vjeçarë!” DALIN MESAZHET, çfarë i shkruante me SMS anëtari i KLP-së gruas së divorcuar: B**** e tua i kisha në mendje
Pas kësaj, R.M. i shkroi anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i cili filloi t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje personale. Sipas “Stop”, Eminaj ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale dhe ka dërguar foto intime nga zyra e tij, gjatë orarit të punës.
”Shkova në banjo dhe mbarova punë me b… tënde në mendje”, i shkruan ai shtetases R.M.
Më pas, i dërgon 3 foto të organit të tij gjenital, më 14 maj 2025, në orën 10 paradite, në orarin zyrtar të punës.
Në mesazhe të tjera i kërkon të blejë viagra dhe lodra seksi.
