zoom

Aktualitet

DEL EMRI / Kush është Olger Eminaj, anëtari i KLP i përfshirë në aferën seksuale të publikuar nga “STOP”

DEL EMRI / Kush është Olger Eminaj, anëtari i KLP i përfshirë në aferën seksuale të publikuar nga “STOP”

Del emri i anëtarit të KLP të përfshirë në një aferë seksuale. Si i dërgonte pamje intime qytetares që i kërkoi ndihmë? A do ta shkarkojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe a do të ketë pasoja penale për të?

Nga Zoom.al

Tiranë – Emisioni investigativ “Stop” sapo ka publikuar mbrëmjen e kësaj të hëne të 23 marsit pamjet filmike që vërtetojnë përfshirjen e një anëtari të KLP – Këshillit të Lartë të Prokurorisë – në një aferë seksuale. 

Filmimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për Olger Eminaj. Detajet e aferës, siç janë transmetuar në “STOP” në TV Klan, dëshmojnë për një degradim etik për një zyrtar të këtij niveli. 

Sipas detajeve të bëra publike, afera ka pasur si pikënisje një grua, me inicialet R.M, e cila kishte shkuar në zyrat e KLP-së për të kërkuar ndihmë. Ajo ishte dhunuar nga bashkëshorti, kishte humbur fëmijën në bark nga dhuna dhe mundësinë për të bërë fëmijë të tjerë. Ajo nuk e kishte denoncuar se ishte marrë me shëndetin, por më pas bashkëshorti i saj e kishte denoncuar. Për çfarë? Për përndjekje. 

Në prokurorinë e Tiranës ajo u përball me një prokurore, e cila e denoncoi për fyerje. Nuk gjeti zgjidhje dhe iu drejtua Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të Artur Metanit dhe nuk kishte marrë përgjigje. Më pas KLP-së ku nga kryetarja Mirela Bogadani kishte marrë një përgjigje, e cila i kërkonte prokurorisë së Tiranës hetime. I kishte shkruar edhe anëtarit të KLP-së Olger Eminaj.  Ai kishte nisur t’i shkruante gjëra personale. 

Në vend të mbrojtjes dhe ndihmës, anëtari i Këshillit ka përdorur ambientet zyrtare dhe besimin e kësaj qytetareje për të zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, duke shkuar deri aty sa të dërgojë foto me organet gjenitale, të bëra nga zyrat e shtetit, siç u than ë emisionin “STOP”. 
”Shkova në banjo dhe mbarova punë me b… tënde në mendje”, i shkruan ai shtetases R.M.

Më pas, i dërgon 3 foto të organit të tij gjenital, më 14 maj 2025, në orën 10 paradite, në orarin zyrtar të punës.

Në mesazhe të tjera i kërkon të blejë viagra dhe lodra seksi.

Olger Eminaj, nga prokuror i Task Force, në skandalin seksual në zyrat e KLP

Ajo që e bën këtë skandal akoma më të rëndë është profili profesional i Olger Eminajt. Duke parë jetëshkrimin e tij, të publikuar 3 vite më parë kur u zgjodh në KLP në dhjetor të 2023, ky lloj degradimi duket si një rrufe në qiell të hapur. 

Eminaj është një magjistrat me karrierë të gjatë. Ai është diplomuar Jurist në vitin 2002 dhe ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës si prokuror në vitin 2007. Prej vitit 2009, ai ka ushtruar detyrën e prokurorit, duke pasur një përvojë të gjatë në ish-Task Forcën e Korçës, ku ka qenë edhe drejtues.

Ky skandali Olger Eminajt jo vetëm dëmton në mënyrë të pakthyeshme karrierën e tij, por vret edhe besimin te Reforma në Drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka reaguar ende, ndërkohë që nuk është e qartë nëse do të ketë pasoja penale për Eminajn.

Sindroma “Gjici”, kur zyrat bëhen kuplara

Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, nuk është i izoluar. Ai është vazhdimësia logjike e një degradimi moral që ka infektuar administratën dhe politikën shqiptare.

Kush mund ta harrojë videon e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici? Aty, në mes të ditës, në zyrën e paguar me taksat e qytetarëve, kryetari kryente akte seksuale në këmbim të premtimeve për tendera. Zyra e Kryetarit të Bashkisë nuk ishte më vendi ku diskutoheshin problemet e Kukësit, por një hapësirë ku tregtohej pushteti për kënaqësi personale. Kështu ndodhi edhe me zyrat e KLP. 

Gjici u dënua, por mesa duket dënimi i tij nuk e ka ndaluar fenomenine shndërrimit të zyrave të shtetit në “kuplara”. Afera e anëtarit të KLP tregon se ky fenomen vazhdon vazhdon të lulëzojë nga institucioni në institucion.

BISEDË MES TYRE:

Anëtari i KLP-së: E kush ka bërë gjumë tamam.

Gruaja: Në fund çfarë bëre? S’më tregove..

Anëtari i KLP-së: Do të vërtetën?

Gruaja: Fjete me mendje të ngritur?

Anëtari i KLP-së: Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!

Postime të lidhura