zoom

Slider

Milan dominoi Newcastle, Pioli tregon recetën si e ringjalli “Djallin” pas turpërimit në derbi

Milan dominoi Newcastle, Pioli tregon recetën si e ringjalli “Djallin” pas turpërimit në derbi

Milani tentoi gjatë gjithë ndeshjes fitoren ndaj Newcastle, por kuqezinjve u mungoi goli në sfidën e parë të grupit F në Champions League. Ndryshe “grupi i ferrit” ku bëjnë pjesë edhe PSG e Borussia Dortmund.

Skuadra e Stefano Piolit reagoi pas humbjes së turpshme 5-1 në derbin me Interin. Duke dominuar bardhezinjtë anglezë, por tri pikët nuk erdhën dhe sfida u mbyull 0-0. Gjithsesi, trajneri Pioli e sheh gotën gjysmë plot.

Barazimi me Newcastle – “Jam shumë i kënaqur me ndeshjen që zhvilluam. E kontrolluam ne lojën, e dominuam Newcastle, teksa bëmë mirë edhe në mbrojtje. Ishim të rrezikshëm në sulm, por nuk ia dolëm t’i finalizonim rastet e krijuara. Kishim një kundërshtar të fortë përballë, por ishim më mirë se Newcastle në çdo aspekt. Ishim intensivë, por edhe në aspektin kualitativ ishim mbi ta. Dolëm me kokën lart nga San Siro”, theksoi Pioli.

Tifozët – “I vlerësoj shumë duartrokitjet e tifozëve, ashtu sikurse i kuptoj vërshëllimat. Inkurajimi i publikut ishte unik. Na dhanë shumë zemër. Sa keq që nuk arritëm të fitonim. Kurrë nuk kisha frikë se skuadra nuk do të përgjigjej pas derbit. E diela ishte një ditë shumë e vështirë, nuk ishte e lehtë të flisje me ekipin. E bëra më shumë me individët sesa me grupin.

Musah – “Ai ka disa karakteristika të mrekullueshme, por duhet të përmirësohet pak taktikisht. Sepse ka raste kur sillet vërdallë nëpër fushë. Zgjodha Pobega-n titullar, sepse është më i saktë dhe na jepte diçka më tepër në aspektin e centimetrave kundër një ekipi shumë fizik. Por Yunus do të na japë shumë. Radha e tij do të vijë shumë shpejt”, tha trajneri i Milanit, që rikthehet në fushë në fundjavë kundër Hellas Verona në Serie A. /zoom.al/