zoom

Sport

Messi-t nuk i del inati. Braktis festën e fitores së PSG ndaj Lyon

Messi nuk e nisi mbarë me PSG. Ai u zëvendësua në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj Lyon.

Mauricio Pochettino vendosi të zëvendësojë yllin argjentinas me Achraf Hakimi.

Ndeshja ishte 1-1 deri në ato momente dhe PSG kishte nevojë për një gol tjetër. Megjithatë trajneri zgjodhi pikërisht Messi-n për ta nxjerrë jashtë.

Kur Messi u zëvendësua shkëmbeu një fjalë me Pochettinon kur ai shkoi për ta përshëndetur, por numri 10 nuk i dha as dorën.

Messit nuk i doli inati gjatë gjithë lojës.

Në përfundim, kur Icardi shënoi golin e fitores në minutat e fundit, disa lojtarë festuan fitoren e tyre të gjashtë radhazi në kampionat me ultrasit. Por Messi, i cili ishte akoma i zemëruar, qëndroi në dhomat e zhveshjes. /Zoom.al