zoom

Lajme

Merr fund beteja ligjore e PD/ Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majin

Merr fund beteja ligjore e PD/ Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majin

Pas një beteje ligjore që zgjati katër muaj, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Partisë Demokratike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ky vendim shënon fundin e betejës ligjore dhe hap rrugën për funksionimin e institucioneve të reja.

Seanca e fundit e Kolegjit zgjati më shumë se tetë orë, ku anëtarët analizuan të gjitha pretendimet e opozitës. PD pretendonte se vendimi i komisionit rregullator për shpalljen e rezultatit ishte i parregullt dhe nuk pasqyronte vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, gjykata vendosi se argumentet e Partisë Demokratike nuk bazoheshin në prova të mjaftueshme dhe se procesi zgjedhor ishte ligjor dhe i rregullt. Me këtë vendim, certifikimi i zgjedhjeve bëhet i pakthyeshëm dhe hap rrugën për mbledhjen e Kuvendit të ri.

Tashmë është detyrë e Presidentit të Republikës të dekretojë datën e parë të mbledhjes së parlamentit./ Zoom.al

Postime të lidhura