Aplikacion
Kanë dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) anëtarë të grupit kriminal të Igli Kamberit që u godit 2 ditë më parë nga një operacion i përbashkët mes SPAK dhe Antimafias së Barit. Grupi akuzohet për pastrim parash të përfituara kryesisht nga trafiku i lëndëve narkotike.
GJKKO ka lënë në burg Edi Brahaj, Ergys Kastratin dhe Sajmir Pirrën. Masa e sigurisë nga ndryshuar për bashkëshorten e Kamberit, Nevila Kamberi, e cila u la në “arrest shtëpie” ndërsa shoferi që tentoi futjen e 680 mijë eurove nga Mali i Zi drejt Shqipërisë më 2025, u la në ‘detyrim paraqitje’.
Masa e sigurisë u është konfirmuar dhe disa prej shqiptarëve në Itali, mes tyre dhe kreu i grupit Igli Kamberi. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burg për trafik droge dhe vrasjen e 26-vjeçarit italian Francesco Diviesti më 25 prill 2025. Ishin hetimet e zhvilluara për këtë ngjarje që çuan në zbulimin e rrjetit kriminal të pastrimit të parave.
Lefter Nelaj (detyrim paraqitje)
Edi Brahaj (arrest në burg)
Ergys Kastrati (arrest në burg)
Saimir Pirra (arrest në burg)
Nevila Kamberi (arrest shtëpie)
Ndërkohë në Itali janë ekzekutuar disa masa të tjera ku përfshihen
Igli Kamberi
Idajet Kurti
Bardhok Gjergji
Sokol Fusha
Dritan Buzi
Personat e mësipërm kanë akuzë për vrasje, trafikim ndërkombëtar droge dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Dosja hetimore e prokurorëve italianë zbuloi brutalitetin, dhunën dhe fuqinë e grupeve kriminale shqiptare. Rasti konkret bën fjalë për operacionin e fundit mes Italisë dhe Shqipërisë ku u godit grupi kriminal i Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit. Dosja e Prokurorisë së Barit, ekspozoi faktin që Kamberi për 100 euro, ishte i aftë të kërcënonte me armë në kokë një shtetas italian ose në këmbim që ta linte të jetonte, duhej t’i shiste drogën.
Igli Kamberi u arrestua vitin e kaluar në Hungari pikërisht për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa Ergys Kastrati, gjithashtu i rëndësishëm në grupin kriminal, u kap tre ditë më parë në Lundër të Tiranës, në një vilë private.