Aplikacion
Të shoqëruar nga familjarë të viktimave, ata kanë vendosur karafila të kuq në vendet ku u qëlluan protestuesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kujtojmë se shënohet sot 11-vjetori i protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithçka nisi rreth orës 14:00 , kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.
Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.
Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh, që lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.