zoom

Politikë

21 Janari, Rama: Fajtorët e vërtetë dëshmojnë akoma dhunë mes njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama, mesditën e kësaj të premteje ka rikujtuar 21 janarin, ku humbën jetën 4 protestues të pafajshëm.

Rama tha se nëse nuk gjenden fajtorët është e kotë të dëgjohen akuzat që ata hedhin.

Ndër të tjera, në fjalën e tij në Facebook, ai ka akuzuar se fajtorët e vërtetë në lidhje me vrasjen e katër të pafajshmëve vijojnë duke dëshmuar sërish dhunë mes njëri-tjetrit, teksa u referohet përplasjeve mes Berishës dhe Bashës për selinë e PD-së.

“Katër protestues në momentin që protesta po shpërndahej, kujtoj se protesta degradoi në disa djegie por larg objektit të rëndësisë së veçantë por kryeministria nuk u prek nga asgjë. Në atë kohë ishte e rrethuar me gardh dhe dukej si një vilë e madhe personale dhe asnjë protestues nuk e ka kapërcyer atë gardh asnjë shishe me benzinë nuk u hodh në atë drejtim dhe asnjë zjarr nuk ka përfshirë asnjë pemë në atë rrethim.

Asgjë nga ato që ndodhën më pas përballë kësaj godine ku palët politike ndryshuan vendet dhe pala që mbrohet me dyer të blinduara ishin bashkë në agresionet e panumërta mbi kryeministrinë. Pashë sot provokatorë që flasin nga prapa bravës se fajin për vrasjen e 21 janarit e kam unë se i thirra në protestë njerëzit por nëse nuk ndalemi te ato që kanë shkrepur këmbëzën e armës s’kemi si e gjejmë fajtorin.

Ne e kemi shlyer pjesën e detyrimit që na ndiko për dëshmorët e 21 janarit dhe këtu e kam fjalën për reformën në drejtësi që përgojohet nga kundërshtarët dhe nga armiqtë e saj, që përbaltet foltore më foltore, bravë më bravë, klub mbi klub, sallon me sallon por që është guri i themelit në këto 100 vite ku drejtësia ka qenë një gurë në duart e pushtetit ose kandarin e pazarllëqëve”, ka thënë Rama.