zoom

Aktualitet

“21 Janari”, familjari: Prokuroria e Tiranës ka fshehur dosjen

Sot bëhen 11 vite nga protesta e 21 janarit, që shënoi katër viktima. Mëngjesin e kësaj të premteje, familjarë të personave të vrarë, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj e disa ministra të kabinetit qeverisës kanë zhvilluar homazhe.

Një prej familjarëve, në një prononcim për mediat, tha se Prokuroria e Tiranës ka fshehur dosjen, ndërsa shtoi se do e kalojnë çështjen në SPAK. Ai shtoi më tej, se kryeministri Rama ka si detyrë të nxisë prokurorinë për të vijuar hetimet.

“Prokuroria e Tiranës ka fshehur dosjen, nuk jep informacione, por ne do e kalojmë në SPAK. Ne me kryeministrin nuk diskutojmë për hetim, ai ka një detyrim për ne që të nxisë prokurorinë të hetojë çështjen. S’ka lidhje kryeministri me hetimin”, tha familjari.