zoom

Aktualitet

Motra e Ziver Veizit: Drejtësinë do ta kërkojmë derisa të rrojmë

Familjarët e një prej viktimave të 21 janarit, Ziver Veizit kanë bërë sot homazhe në nderim të tij, teksa apelojnë për drejtësi, 11 vjet pas ngjarjes tragjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ata kanë vendosur lule në varrin e Ziver Veizit, ndërkohë që deklaruan se nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.

“Ne drejtësinë do ta kërkojmë deri sa të rrojmë. Drejtësinë do ta kërkojmë për vëllain tonë. Nuk dua të ma zësh në gojë as Berishën as…Nuk dua që të mi zësh fare në gojë. Unë kërkoj drejtësinë e vëllait tim, do ta kërkojmë deri sa ta gjejmë”, tha motra e Ziver Veizit.