zoom

Aktualitet

“Me çfarë të ngrohem këtë dimër?”/ Protesta e djeshme, shpallen në kërkim 4 persona

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori protestën e pasdites së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër rritjes së çmimeve dhe ka proceduar katër persona.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se po punojnë për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi akuzohen se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Sipas policisë, personat në fjalë, të cilët janë shpallur në kërkim janë pjesëmarrës dhe organizatorë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.