Aplikacion
Ambasada Amerikane ia ka faturuar Partisë Demokratike organizimin e protestës së ditës së sotme për rritjen e çmimit të energjisë, naftës, gazit dhe produkteve të konsumit.
Nëpërmjet një njoftimi të ndarë në faqen zyrtare të web-it të Ambasadës, dega e drejtuar nga Yuri Kim, shkruhet se është PD-ja ajo që ka njoftuar sot se do të mbajë protestë përballë Kryeministrisë.
Më tej, ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin grumbullimet e shumta.
NJOFTIMI I PLOTË:
Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë në zyrën e Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Në fakt, protesta në fjalë nuk organizohet nga Partia Demokratike, fakt ky që bie ndesh me njoftimin e ambasadës një fjalë, një njoftim i pasaktë lidhur me situatën aktuale.