zoom

Politikë

Ambasada Amerikane ndryshon njoftimin, por nuk jep sqarime përse e përfshiu PD-në në protestën e qytetarëve

Përmes një njoftimi në website-n zyrtar, Ambasada Amerikane do t’ia faturonte organizimin e protestës kundër rritjes së çmimeve në vend, Partisë Demokratike.


Ky formulim i pasaktë nxiti reagime, për shkak se protesta në fakt është organizuar nga vetë qytetarët. Kjo solli ndryshimin e njoftimit nga Ambasada Amerikane.

Siç mund ta shihni nuk kemi të bëjmë më me të njejtin:

Po pavarësisht reagimit, ambasada në fjalë nuk ka dhënë asnjë sqarim se përse e përfshiu PD-në në këtë organizim.