Aplikacion
Një 35-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri si pjesëtar i grupit kriminal.
I riu me iniciale E. L., i lindur në Tropojë, i dyshuar për mashtrime përmes call center-i, ku qytetarëve u janë shkaktuar rreth 187 000 euro dëm.
Në korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Hetimet tregojnë se 35-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 17 raste ose tentativa mashtrimi kompjuterik përmes call center-it, i zbuluar në vitin 2024.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës