Aplikacion
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar ndaj disa call center-ave në Tiranë, ku autoritetet kanë zgjeruar hetimet dhe kanë rritur numrin e masave të sigurisë.
Mësohet se janë caktuar 9 masa sigurie dhe gjatë operacionit janë arrestuar:
Eduart Dalla
Tedi Agastra
Mateo Hoxha
Ndërsa kontrollet janë ushtruar në 3 call center-a që operonin në 4 ambiente të ndryshme, me një kapacitet rreth 300 poste pune.
Nga hetimet rezulton se këto struktura dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe SHBA.
Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk është vendosur nëse ndaj tyre do të caktohen masa të tjera sigurie.
Një nga elementët kryesorë të aksionit është sekuestrimi i një shume të konsiderueshme parash, që sipas burimeve arrin në rreth 1 milion euro cash.
Mësohet sedy prej ambienteve të kontrolluara ndodheshin në një qendër biznesi në Rrugën e Kavajës, ku ishte përqendruar një pjesë e aktivitetit të këtyre call center-ave.
Operacioni vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e aktivitetit të dyshuar.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës