zoom

Slider

Manchester United në merkato, Ten Hag kërkon zëvendësuesn për sulmuesin Cristiano Ronaldo

Manchester United do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon me një sulmues tjetër, qoftë ai në merkaton e janarit apo promovim i të rinjve premtues të skuadrës.

Largimi i portugezit nga Old Trafford u konfirmua më 22 nëntor, duke e lënë trajnerin Ten Hag me një forcë sulmuese të varfëruar, me të cilën do të përballej me pjesën e mbetur të sezonit të United.

Me Alejandro Garnacho, Anthony Elanga dhe Facundo Pellistri, Ten Hag beson se United ka lojtarë të aftë për të mbushur boshllëkun e lënë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë, por zbuloi se ai do të ishte i përgatitur të hynte në tregun e transferimeve, duke siguruar objektivn e duhur.

United ka qenë i lidhur me sulmuesin e PSV-së, Cody Gakpo, por rivalët e Premier League, Liverpool, kanë arritur një marrëveshje për të nënshkruar me holandezin.

“Dy gjëra. Impulsi mund të dalë nga klubi ynë, kemi Garnacho, Elanga dhe Pellistri, i cili la përshtypje të mirë në Botëror dhe në stërvitje. Kjo është e para. Së dyti, po, ne jemi të vetëdijshëm se kemi humbur një sulmues, kështu që mendoj se duhet të marrim një sulmues, por ai duhet të jetë i duhuri. I duhuri është një lojtar që sjell cilësi në skuadër, jo vetëm duke shtuar skuadrën sepse kjo të krijon vetëm probleme. Dhe, e dini se kriteret janë të larta këtu te Manchester United,” tha Ten Hag.

Një tjetër lojtar që trajneri holandez beson se mund t’i përgjigjet problemeve sulmuese të United është Marcus Rashford.

“Unë nuk dua të vendos një numër. E thashë që në fillim, Rashford është i aftë të shënojë 20 gola në Premier League, jam i bindur për këtë. Ai tani ka katër, por ka shumë gola të tjerë, ai shënoi tre në Kupën e Botës, kështu që ai ka potencialin për të shënuar edhe atë numër golash në Premier League”, shtoi Ten Hag. /zoom.al/