zoom

Të gjitha

“Makina ra në lumë”/ Si ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve shqiptarë

“Makina ra në lumë”/ Si ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç humbën jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Mediet greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Lamia-Livadeia.

30-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën, sipas informacioneve ka qenë me shpejtësi.

Makina me 5 pasagjerë humbi kontrollin duke u përplasur me kangjellat.

Por për shkak të shpejtësisë, 30-vjeçari nuk ka mundur ta mbajë mjetin dhe ka përfunduar në lumen Erkyna.

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë një 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhe 2 grekë të cilët po udhëtonin së bashku në makinë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit tragjik./zoom.al/

Postime të lidhura