zoom

Slider

Lutje, dhimbje e lot, futbollistët e Egnatias rikthehen në fushë pas tragjedisë së Dwamena-s

Lutje, dhimbje e lot, futbollistët e Egnatias rikthehen në fushë pas tragjedisë së Dwamena-s

Futbollistët e Egnatias janë rikthyer në fushën e blertë pas tragjedisë që i mori jetën kapitenit të skuadrës, Raphael Dwamena.

Mes lutjesh, me dorën në zemër dhe sytë e përlotur me drejtim nga qielli, lojtarët u kthyen në fushë për të vazhduar stërvitjen.

Raphael Dwamena shënoi 20 gola për ekipin shqiptar. Pavarësisht nga problemet me zemrën që kishte shfaqur, sulmuesi nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij, futbolli.

Ai u rrëzua në fushën e blertë gjatë sfidës me Partizanin në minutën e ’24 dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.