zoom

Slider

Lukaku kërkon të rikthehet tek Interi, edhe me pagë më të ulët

Romelu Lukaku kërkon të kthehet tek Interi. Tani ka më shumë arsye, pas kaosit me Abramoviçin te Çelsi. Në Londër sulmuesi belg ka vuajtur për t’u ambientuar dhe me trajnerin Tuhel i ka prishur marrëdhëniet dy juaj më parë, kur pas shumë ndeshjeve në stol tha se ishte penduar që kishte ikur nga Italia.

Tani situata është përkeqësuar, me oligarkun rus të detyruar ta lërë klubin nën administrimin e qeverisë angleze. Dhe Lukaku ka folur me drejtuesit e Interit për të gjetur një zgjidhje të mundshme për rikthimin. Një zgjidhje aspak e lehtë, sepse Çelsi nuk mund t’i shesë lojtarët e tij.

Këto muaj qeveria angleze duhet të gjejë një blerës për klubin dhe pastaj mund të nisin bisedimet për të kthyer ‘Big Rom’ në Milano. Tani lëvizja mud të bëhet vetëm në huazim.

Lukaku ua ka bërë të qartë drejtusëve të Interit se është i gatshëm të reduktojë pagën për t’u kthyer aty ku bëri historinë: nga 12.5 milionë euro në sezon që merr tani, të kalojë në 7.5 milionë euro, një shifër në linjë me parametrat e Interit. Për momentin është dëshira e lojtarit dhe Marota po qëndron në pritje për të kuptuar zhvillimin e situatës në Londër.