zoom

Bota

Luis Diaz zemëron tifozët e Liverpoolit, shfaqet duke qeshur dhe kërcyer ndërsa të gjithë vajtojnë Diogo Jotën

Luis Diaz zemëron tifozët e Liverpoolit, shfaqet duke qeshur dhe kërcyer ndërsa të gjithë vajtojnë Diogo Jotën

Këto ditë, Portugalia dhe bota e futbollit, ka qenë në zi për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij.

Në Gondomar, u zhvillua funerali për t’u thënë lamtumirë të dyve, dhe atje shkuan shumë shokë skuadre dhe miq, përveç familjes, sigurisht.

Pothuajse i gjithë ekipi i Liverpoolit mori pjesë për t’i bërë homazhe portugezit, dhe themi pothuajse të gjithë sepse një person mungonte, Luis Diaz.

Kolumbiani, i cili ishte një mik i ngushtë i Diogos, ndodhej në Kolumbi për të përmbushur disa marrëveshje me sponsorë.

Lojtari i ‘Guajiro’ është kritikuar ashpër për kontrastin midis trishtimit të shokëve të tij të ekipit dhe gëzimit të tij të madh, aq sa është parë edhe duke kërcyer ndërsa në Portugali ata qanin.

Kujtojmë që Diogo Jota kishte qenë një nga njerëzit kryesorë që ndihmoi ‘Luchon’ kur ai mbërriti në Liverpool, sipas vetë Luis.

Kur babai i anësorit kolumbian u rrëmbye, portugezi tregoi mbështetjen pasi shënoi duke treguar fanellën me numrin dhe emrin e tij, duke lënë të nënkuptohet për një miqësi të madhe midis tyre.

Luis Diaz i dha lamtumirën Diogo Jotës përmes një postimi në Instagram, përpara se video e tij të bëhej virale.

“Nuk kam fjalë… Më dhemb shpirti. Jo vetëm për atë që ishte në fushë, por edhe për personin që ishte jashtë saj. Ka gjeste që nuk harrohen kurrë, dhe Diogo kishte një me mua që do të mbetet me mua për gjithë jetën”, shkroi ai.

Postime të lidhura