zoom

Aktualitet

Lufta mes karteleve shqiptare të drogës, kapet në Maqedoni vrasësi i Ilir Hidrit në Ekuador (FOTOT)

Zbardhet një nga krimet misterioze dhe mafioze të luftës mes karteleve shqipfolëse të narkokokainës në Amerikën e Jugut.

Një i shumëkërkuar në listën e Interpolit është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes, është kapur në shtetin fqinj.

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Siç raporton sot gazeta ekuadoriane “El Universo”, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim. Azemi ishte në njoftim të kuq në listën e Interpolit për atë vrasje.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të në vitin 2021. “I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha Policia.

Në gjashtë vitet e fundit në Ekuador, një bazë e sigurt dhe gjigante e karteleve të drogës aktualisht, janë vrarë në një luftë të përgjakshme për kontroll të biznesit miliarda dollarë, të paktën 8 shqiptarë. /ZOOM.AL/