zoom

Bota

I ulur në sedilje, dera e makinës hapur… Gjendet i vdekur bashkëshorti i eurodeputetes

Bashkëshorti i eurodeputetes Francesca Donato, Angelo Onorato, u gjet i vdekur këtë të shtunë.

Trupi i tij i pajetë u gjet në makinë tip “Land Rover” i zi. Ai ishte i ulur në sediljen e shoferit dhe dera e makinës ishte e hapur.

Në trupin e Angelo Onoratos, që me profesion ishte arkitekt, nuk u gjetën plagë nga një armë zjarri.

Autoritetet u njoftuan nga bashkëshortja e tij, Francesca Donato, që pasi e telefonoi disa herë të shoqin, u shqetësua sepse ai nuk iu përgjigj.

Më pas ajo gjurmoi makinën e tij me GPS dhe zbuloi vendndodhjen e tij, në zonën e “Via Ugo La Malfa”.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.

Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy.