zoom

Aktualitet

42-vjeçari gjendet i pajetë në autostradë në afërsi të Malit të Robit, çfarë dyshohet

Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.

Dyshohet se viktima me iniciale N. H., banues në Lushnjë, është përplasur nga një automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia po kqyr kamerat për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, si edhe kapjen dhe arrestimin e shoferit.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.