Aplikacion
Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re, Serhan Aktoprak deklaroi se ka më shumë se 150 shtëpi të varrosura deri më tani.
Zonat e prekura janë në malësitë e Enga, në veri të vendit ishullor në Paqësorin jugperëndimor.
Aktoprak tha se ekipet e shpëtimit janë në rrezik për shkak se toka ende po rrëshqet.
Të paktën 1000 njerëz janë zhvendosur si pasojë e katastrofës.
Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës lokale 03:00 të premten, kur njerëzit po flinin gjumë.
“Njerëzit po përdorin shkopinj e lopata për të nxjerrë trupat e varrosur nën tokë”, tha zyrtari i OKB.