zoom

Lajme

Egla Ceno i “rrëmbeu” fitoren, Jul Deda: E kisha parashikuar! S’jam mërzitur

Jul Deda, pas përfundimit të spektaklit të BBV ku zuri vendin e dytë, u shpreh se e kishte parashikuar fitoren e rivales së tij Egla Ceno.

Por theksoi se pasi ai fitoi avantazhin kundrejt Egla Cenos, por me diferencë të vogël, aktorja u rikuperia.

Ai u shpreh se rivalja e tij ishte e fortë dhe se e meritonte fitoren, duke shtuar e nuk është mërizitur, por që ishte shume i lumtur.

“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha aktori për Top Albania Radio.