zoom

Bota

Bashkëshorti i eurodeputetes u gjet i pajetë në makinë, dy pistat e hetimit

Angelo Onorato, një arkitekt 55-vjeçar, pronar i një dyqani mobiljesh dhe bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato , u gjet i vdekur në Palermo.

Trupi i pajetë u gjet në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa. Biznesmeni kishte një shirit plastik në qafë. Alarmi është ngritur nga eurodeputetja, e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me GPS,

“E vranë”, është shprehur Donato. Ajo nuk kishte informacion për të shoqin prej disa orësh. Sipërmarrësi ka pasur një takim me dikë dhe vendi ku  gjet makina duket se ka qenë pikëtakimi.

Gruaja dhe vajza e tij Carolina gjurmuan vendndodhjen e makinës përmes GPS-it në celularin e tyre.

Ato ishin të parat që mbërritën në vendin e krimit dhe zbuluan trupin, siç raportoi një dëshmitar i cili tha se kishte vënë re dy gra që bërtisnin pranë makinës me derën e hapur dhe se ai  njohu eurodeputeten.

Ndërkohë në këmishë iu janë gjetur edhe shenja gjaku. Françeska Donato pasi gjeti trupin e pajetë të të shoqit dhe nisi të bërtiste “se e kishin vrarë”, thanë disa të pranishëm.

Dy hipoteza po shqyrtohen

Prandaj është një mister për vdekjen e sipërmarrësit të Palermos, Angelo Onorato. A e mbyti dikush apo vrau veten? Autopsia do të japë më shumë detaje. Aktualisht ekzistojnë dy hipoteza: vrasja dhe vetëvrasja. Por, kjo e fundit nuk merret në konsideratë nga miqtë e sipërmarrësit. Dhe aq më pak nga gruaja e tij. “Më vranë bashkëshortin”, u tha menjëherë disa miqve të cilët e telefonuan për të zbuluar nëse viktima ishte vërtet burri i saj.

Dhe më pas, kur u mor në pyetje nga policia sërish përsëriti: “Angelo nuk e vrau veten.” Megjithatë, hipoteza e vetëvrasjes nuk hidhet poshtë nga hetuesit, për të cilët të gjitha pistat mbeten të hapura. Policia mori gjithashtu në pyetje një avokat, të cilit miku i tij Onorato i kishte lënë.

Biznesmeni dukej se përballej me problemet ekonomike për shkak të borxheve dhe kredive që ai nuk mund t’i shlyente.

Onorato do të takonte dikë për biznes

Hetuesit po shqyrtojnë edhe pretendimet sipas të cilave viktima kishte njoftuar gruan e tij se do të duhej të takonte disa persona për një çështje biznesi. Kush janë këta njerëz? Sipërmarrësi, me profesion arkitekt, ishte pronar i dyqanit “Casa” në Viale Strasburgo dhe deri pesë vite më parë kishte menaxhuar “Rimadesio showroom” në qendër të qytetit. Për të zgjeruar biznesin e tij, miqtë e familjes raportojnë se burri kohët e fundit kishte bërë investime me synimin për të marrë pjesë të tjera të tregut. A ka mundësi që vdekja e tij të lidhet me këtë? Apo motivi do të ishte i një natyre tjetër?