Aplikacion
Lidhja mes aktorit Leonardo DiCaprio dhe modeles Gigi Hadid është thuajse e konfirmuar, dhe njerëzit sigurisht janë kuriozë të dinë se si e ka pritur këtë lajm ish-partneri i kësaj të fundit, këngëtari Zayn Malik.
Epo duket se ish-anëtari i grupit One Direction nuk është aspak entuziast për romancën e re të nënës së fëmijës së tij.
Një provë për këtë është fakti që Malik nuk e ndjek më Hadid, me të cilën ishte në lidhje për gjashtë vjet përpara ndarjes së tyre përfundimtare një vit më parë, në Instagram. Nga ana tjetër vihet re se Hadid ende e ndjek Malik.

Këngëtari tani ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij dhe rreth gjysma janë llogari të fansave të tij.
Lëvizja e Malik vjen pak pasi Us Weekly dhe People raportuan se Hadid dhe DiCaprio po takoheshin zyrtarisht tani, megjithëse marrëdhënia e tyre është ende private. Ajo vjen gjithashtu disa ditë pasi Hadid i bëri një dedikim të rrallë Malik në Instagramin e saj, ndërsa festonte ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre Khai.

Më vonë ajo postoi më shumë foto duke zbuluar se Malik organizoi festën për Khain: “Babai e saj i bëri festën më të mirë! @zayn”, ka shkruar Hadid në njërin prej postimeve të saj.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore