zoom

Lajme

Liam Payne vdiq tragjikisht, tatuazhi i ri i Kate Cassidy, kujtim i përjetshëm për këngëtarin

Liam Payne vdiq tragjikisht, tatuazhi i ri i Kate Cassidy, kujtim i përjetshëm për këngëtarin

Kate Cassidy ka bërë një tatuazh si dedikim për partnerin e saj të ndjerë, Liam Payne.

Influencuesja 26-vjeçare publikoi një video në Instagram ku shihej duke bërë pirsing dhe tatuazhe të reja.

Cassidy zgjodhi të bënte një homazh për këngëtarin e One Direction, i cili vdiq në moshën 31 vjeç në tetor 2024, duke bërë të njëjtën tatuazh si ai.

Cassidy zgjodhi një trëndafil të vogël të vyshkur, të vendosur në pjesën e pasme të dorës së djathtë poshtë gishtit të madh, i njëjti me atë që Payne kishte në anën e majtë të qafës së tij.

Ajo vendosi krahas videos e emojin “🥀”, që i ngjante të dy tatuazheve.

Postime të lidhura