zoom

Lajme

“Do ta dua gjithnjë”, e dashura e Liam Payne ka një kusht të panegociueshëm për partnerin e ardhshëm

“Do ta dua gjithnjë”, e dashura e Liam Payne ka një kusht të panegociueshëm për partnerin e ardhshëm

E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, u tha ndjekësve se kushdo që do të jetë krah saj në të ardhmen duhet ta pranojë se ajo do ta dojë gjithnjë këngëtarin.

25-vjeçarja përjetoi tragjedinë e tetorit të kaluar kur ylli i One Direction gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Kate e ka ndarë dhimbjen publikisht përmes videove e fotove me të. Në një video të fundit ajo iu përgjigj një komentuesi që i thoshte se mezi priste ditën që ajo do të njihte dikë tjetër dhe do të ndalonte së foluri për Liam.

“Dua të qartësoj diçka. Me këdo që të përfundoj në të ardhmen, do t’i duhet të pranojë faktin se unë gjithmonë do ta dua Liam, do të flas gjithmonë për Liam, do të qesh gjithmonë për Liam, do të qaj gjithmonë për Liam.”

Më tej shtoi se nuk u kushton vëmendje kritikave, por kjo temë e ngacmoi.

“T’ju them diçka, Liam Payne ishte i dashuri im. Nuk ishte vetëm figurë e famshme për mua. Më dhemb shumë sepse kritikohem gjithë kohën që flas për të dashurin tim që ndërroi jetë, njeriun që doja dhe dua ende. Nuk do të pranoj kurrë dikë që nuk ndihet rehat mjaftueshëm me mua duke folur për Liam.”

Cassidy u shpreh se çdokush që nuk do ta pranojë se Liam do të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, nuk do të jetë i duhuri për të.

“Liam ishte një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime. Ai ishte shoku im i ngushtë, dikush që vërtet mendoja se do të kaloja jetën dhe sigurisht, e di që një ditë do të më duhet të vazhdoj përpara. Dua të martohem një ditë. Dua të bëj fëmijë.”

Më pas ajo kujtoi shprehjen se njerëzit vdesin dy herë, pra fizikisht dhe kur ndalon së foluri për ta. “Nuk do të lejoj që Liam të vdesë dy herë. Do ta dua përgjithnjë”, përfundoi ajo. Zoom.al/

Postime të lidhura