zoom

Lajme

Shishe uiski, kokainë, s*ks me pr*stituta… Orët e fundit të jetës së Liam Payne

Liam Payne i One Direction raportohet se ka pirë 9 shishe uiski, ka konsumuar 13 gramë kokainë dhe ka bërë seks me dy prostituta disa orë para se të vdiste në Buenos Aires të Argjentinës më 16 tetor.

TMZ raporton se Payne filloi të pinte në orën 22:00 më 15 tetor, kur porositi katër shishe uiski në dhomën e tij të hotelit, përpara se të kërkonte 5 shishe shtesë rreth orës 06:36 të ditës kur vdiq.

Më pas pretendohet se ai i kërkoi biznesmenit Rogelio Nores tre orë më vonë gjashtë gram kokainë të klasit A.

Nores më pas mbërriti në hotel dhe pretendoi se ishte menaxheri i Payne, duke u bashkuar me të për mëngjes ku vazhdoi të konsumonte alkool ndërsa stafi pastronte dhomën e tij të hotelit.

Më pas në orën 11:30 mbërritën dy punonjëse seksi, megjithëse është e paqartë se kush i thirri. Liam u kërkoi më shumë drogë dhe refuzoi t’i paguante. Më pas thuhet se këngëtari është bërë i dhunshëm dhe ka goditur me grusht televizorin e tij kur i kanë kërkuar para.

Në orën 14:00, Liam Payne kërkoi 7 gram kokainë nga një anëtar i stafit të hotelit përpara se Nores të kthehej në orën 15:45 për të paguar punonjësit e seksit. Në orën 16:00 stafi raportoi se kishte parë Payne të dehur me bebëzat e zgjeruara.

Më pas Nores doli nga dhoma në orën 16:04 dhe i dërgoi mesazh këngëtarit në orën 16:25 duke e pyetur nëse ishte mirë pasi një punonjës tjetër thuhet se kishte dëgjuar Payne duke i shkatërruar sërish dhomën e tij. Payne nuk u përgjigj.

Nores më vonë pretendoi se Payne tha se ishte mirë, 1 orë para se të binte nga ballkoni i dhomës duke humbur jetën.

Payne u varros më 20 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar në një funeral privat ku morën pjesë yjet e tij të One Direction, djali i tij dhe nëna e fëmijës së tij, e dashura, si dhe disa të tjerë të famshëm.

Postime të lidhura