zoom

Stil

Keni stres por dëshironi të hani më shumë ushqime?! Ka vetëm disa hapa për të qenë të shëndetshëm

Keni stres por dëshironi të hani më shumë ushqime?! Ka vetëm disa hapa për të qenë të shëndetshëm

Fatkeqësisht stresi është pjesë e përditshmërisë sonë dhe nuk i shmangemi dot. Disa prej nesh, gjatë situatave stresante kufizojnë ushqimin, nuk ndihen të uritur dhe mund të qëndrojnë gjatë pa ngrënë, ndërsa të tjerë, gjatë kësaj periudhe fitojnë kilogramë të tepërt.

Uluni dhe bëni 10 pompa

Lëvizja e muskujve e lehtëson menjëherë stresin, e bën bën trupin të mendojë se po i  “arratiseni” burimit të stresit. Përmes ushtrimit, gjaku qarkullon më shpejt, duke e transportuar kortizolin në veshka dhe duke e nxjerrë nga sistemi.

Hani ngadalë

Hani me ngadalë dhe duke shijuar çdo kafshatë dhe nivelet e kortisolit do të bien. Njëkohësisht do të ulet edhe sasia e ushqimit që hani, duke ndikuar në mosdepozitimin e dhjamit në bel.

Thuajini JO dietave strikte

Studimet tregojnë se dietat strikte i rrisin nivelet e kortisolit me 18%. Kur niveli i kortisolit rritet, sheqeri në gjak fillimisht rritet shumë dhe më pas bie. Kjo ju bën të ndiheni nevrik dhe i pangopur.

Flini mirë

Duke fjetur 7 deri në 9 orë çdo natë do ta shihni që do të ndiheni më pak të stresuar. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit rrit nivelet e grelinës, një hormon që rrit urinë./L.K

/Zoom.al

 

 

 

 

 

 

Postime të lidhura