zoom

Stil

Dëshironi të nisni një dietë ?! “Gënjeshtrat” në lidhje me konsumimin e ushqimeve duhet të shmangen

Dëshironi të nisni një dietë ?! “Gënjeshtrat” në lidhje me konsumimin e ushqimeve duhet të shmangen

Para se te nisni një dietë duhet si fillim të largoni nga mendja juaj disa të pavërteta.

1.Yndyrnat e ngopura ju bëjnë dëm.

Gjatë gjithë kohës dëgjojmë se ushqimet me shumë yndyrë janë të dëmshme për zemrën dhe për kolesterolin tuaj; që gjalpi, djathërat, bifteku po ju çonin drejt atakut kardiak.

2.Duhet të hani 5 vakte në ditë për të rënë nga pesha

Nuk ka shumë rëndësi se kur hani, po se çfarë konsumoni! Gjithsesi, darkat në orët e vona s’janë kurrë ide e mirë.

3.Karbohidratet ju shëndoshin

Nëse hani gjithë ditën petulla dhe gëlltisni çokollata pa fund, sigurisht që do të shëndosheni. Por, nëse konsumoni karbohidrate të papërpunuara dhe pa përbërës shtesë, nuk do të keni probleme me peshën.

4.Lëngu i frutave është i shëndetshëm

Llogariteni kështu: a do t’i hanit dot ato 4 portokallet, mollët, 2 bananet, mangon dhe pjeshkët që shtrydhët? Me siguri jo, prandaj me masë. Trupi juaj reagon ndryshe kur i pini frutat e shtrydhura, pasi nuk i duhet të përtypë gjë.

5.Ushqimet me pak yndyrna janë të shëndetshme

Ulja e sasisë së yndrynave në ushqime, do të thotë se ushqimi është plot e lëndë kimike. Shumica e tyre janë të dëmshëm për trupin.

Për një shëndet dhe peshë brenda normave zgjidhni opsionin me yndyrë, në vend të atij me pak./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura