zoom

Stil

Mos vuani më me dieta ekstreme/ 6 ushqime do ju sjellin në formë

Mos vuani më me dieta ekstreme/ 6 ushqime do ju sjellin në formë

Kur përpiqeni të hiqni qafe kilet shtesë, një nga lëvizjet më të mira që mund të bëni është që të zgjidhni ushqimet që ju ngopin. Gjithashtu, aleati juaj thelbësor në këtë “mision” janë pesë ushqimet e mëposhtme që do të rrisin metabolizmin tuaj për të marrë më shumë kalori gjatë ditës.

Manaferrat

Pavarësisht shijes së tyre të ëmbël manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat kanë pak kalori dhe fibra, që do të ndihmojnë për t’ju mbajtur larg urisë për shumë orë.

Vezët

Ato sigurojnë 6 gram proteina, por vetëm 70 kalori, kështu që është një zgjedhje e shkëlqyer për një mëngjes. Sipas të dhënave shkencore, vezët në mëngjes parandalojnë urinë.

Kosi

Kosi është i pasur me proteina, që janë të  nevojshme për të rritur masën e muskujve. Muskujt janë aktivë metabolikisht. Ata djegin kalori, kështu që rritja e masës së muskujve do t’ju ndihmojë të humbni peshë më lehtë.

Çaji

Çaji jeshil siguron katekins, substanca që, në kombinim me kafeinën, do të stimulojnë metabolizmin tuaj për të djegur më shumë kalori. Mos harroni se çajin, në qoftë se e konsumoni pa sheqer, mjaltë ose qumësht, ka zero kalori, kështu që përfitimet do të jenë  dyfish!

Fistekët

Tridhjetë fistëk ju japin 6 gram proteina dhe më pak se 100 kalori. Arrat janë në përgjithësi një ushqim i shëndetshëm dhe që ju mund t’i shijoni çdo ditë pa pendim./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura