Aplikacion
Ju duhen vetëm 15 minuta në mëngjes cdo ditë për të mbajtur trupin në formë dhe për ta nisur ditën me humor të mirë. Provoni këtë ministërvitje në kushtet e shtëpisë dhe mbi të gjitha me kosto të ulët.
Mos harroni nxemjen

Përpara se të filloni me ministërvitjen është mirë të mos harroni të bëni disa ushtrime stretching- u. Sapo zgjoheni, përpara se të hani mëngjesin, zgjatni muskujt e krahëve, shpinës dhe këmbëve, imitoni pozicionin e maces kur shtriqet.
Kthehuni sërish fëmijë dhe aktivizoni metabolizmin

Të hidhesh në litar është një ushtrim i thjeshtë që mund ta realizoni edhe në shtëpi nëse gjeni këndin e duhur pa dëmtuar asgjë. Të ndihmon të jesh në formë, të mbash këmbë të bukura e të tonifikuara dhe për reflekset e koordinimin. Për të tonifikuar muskujt me një ushtrim të vetëm, këshillohet ai që quhet fitness funksional zgjidhje për bark të sheshtë, shpatulla të stërvitura, krahë të fortë. Si është ky ushtrim? Uluni në tokë, shtrijini këmbët dhe zgjatni duart për të kapur majat e gishtërinjve të këmbës. Qëndroni në këtë pozicion për pak minuta./L.K
/Zoom.al