zoom

Të gjitha

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë bashkë?

Kohët e fundit është bërë kryefjalë e mediave për shkak të ndarjes me modelen Camilla Morrone, megjithatë, duket se Leonardo DiCaprio ka vendosur ta thyejë rregullin e famshëm: ka dalë gjithmonë me vajza nën moshën 25 vjeç. Së fundmi, është përfolur se ai po shoqërohet me modelen Gigi Hadid.

Supermodelja, nënë e një vajze, është 27 vjeç dhe pak kohë më parë i dha fund marrëdhënies me babanë e së bijës, Zayn Malik. Burime të shumta konfirmuan për revistën People të hënën se ylli i “Titanic”, 47 vjeç dhe supermodelja kanë kaluar kohë duke u njohur me njëri-tjetrin në New York City

“Ata janë parë duke u shoqëruar me grupe njerëzish,” tha një burim për People, duke shtuar se “kanë kaluar vetëm disa javë” që kur DiCaprio dhe ish-ja e tij më e fundit, Camila Morrone, u ndanë. Për më tepër, DiCaprio është parë në festën e lançimit të linjës së veshjeve të Hadid në Le Chalet javën e kaluar.

Këto thashetheme për një romancë mes DiCaprios dhe Hadid kanë befasuar përdoruesit e rrjeteve sociale duke pasur parasysh rregullin e yllit të “Once Upon a Time … in Hollywood” për lidhje vetëm me femra deri në moshën 25 vjeçare. Hadid e kaloi atë moshë dy vjet më parë.