zoom

Lajme

Lajm i mirë për Shqipërinë, Broja lë pas dëmtimin

Lajm i mirë për Shqipërinë, Broja lë pas dëmtimin

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është rikthyer në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Burnley, duke dhënë një sinjal pozitiv pas dëmtimit që e mbajti larg fushave.

Skuadra angleze do të përballet me Bournemouth në ndeshjen e radhës së kampionatit dhe trajneri Scott Parker ka vendosur ta përfshijë Brojën mes lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë. Futbollisti shqiptar pritet të nisë takimin nga stoli në përballjen që zhvillohet në stadiumin “Turf Moor”.

Pas disa seancave stërvitore me ekipin, duket se sulmuesi kuqezi ka lënë pas problemet fizike dhe është gati të rikthehet gradualisht në fushë. Megjithatë, aktivizimi i tij në këtë ndeshje mbetet i vështirë, pasi stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë rikthimin e parakohshëm.

Rikuperimi i Brojës konsiderohet një lajm shumë i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila më 26 mars do të përballet me Poloninë në një ndeshje të rëndësishme të play-off për pjesëmarrjen në Botëror.

Në të njëjtën situatë gjendet edhe Mirlind Daku, i cili ka pësuar një dëmtim në tendinë dhe rrezikon të mbetet për një kohë të gjatë jashtë, siç e ka shpjeguar vetë trajneri i ri i skuadrës ruse, Frank Artiga./ Zoom.al

Postime të lidhura