zoom

Lajme

Gjashtë futbollistë drejt largimit nga Real Madrid

Gjashtë futbollistë drejt largimit nga Real Madrid

Real Madridi po përgatitet për ndryshime të mëdha gjatë verës, ku pritet të largohen të paktën gjashtë futbollistë.

Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe rënies në vendin e dytë në La Liga me katër pikë më pak se Barcelona, madrilenët po planifikojnë ndryshime rrënjësore që prekin stafin teknik edhe lojtarët.

Sipas mediave gjermane, David Alaba është i pari në listë pasi kontrata e tij nuk do të rinovohet, ndërsa të pasigurt mbeten edhe veteranët Dani Carvajal dhe Antonio Rüdiger.

Gjithashtu, mbrojtësit e krahut Ferland Mendy dhe Fran Garcia janë nën vëzhgim dhe mund të shiten nëse nuk bindin deri në fund të sezonit.

Një rast i veçantë është ai i Eduardo Camavinga, i cili për shkak të minutazhit të pakët mund të sakrifikohet nëse vjen një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh. Ky spastrim synon të hapë rrugë për afrime të reja dhe të rifreskojë organikën e ekipit që këtë vit po tenton suksesin në Champions League.

Postime të lidhura