zoom

Slider

Lajm i keq për Sylvinho-n, dëmtohen dy titullarë përpara ndeshjes me Çekinë

Lajm i keq për Sylvinho-n, dëmtohen dy titullarë përpara ndeshjes me Çekinë

Kur Kombëtarja po shijonte një nga periudhat më të mira në historinë e saj, dy lajme të këqija kanë ardhur për trajnerin Sylvinho.

Mbrojtësi Ardian Ismajli dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi kanë pësuar dëmtime me skuadrat respektive ku aktivizohen.

Klubi i Konyaspor ka njoftuar përmes faqes zyrtare gjendjen shëndetësore të sulmuesit kavajas.

Në deklaratën e tyre mësohet se Cikalleshi do të qendrojë jashtë fushave për 2-3 javë.

Sylvinho tashmë duhet t’i bëjë planet pa sulmuesin e tij kryesor për përballjen kundër Çekisë.

“Si rezultat i ekzaminimeve të lojtarit tonë, Sokol Cikalleshi, i cili u dëmtua dhe la ndeshjen në minutën e 66 kundër Rizesporit, një dëmtim i shkallës së dytë është dalluar në grupin e muskujve të kofshës së djathtë dhe trajtimi i tij ka nisur. Futbollisti ynë vazhdon stërvitjen e tij me fizioterapistin. Procesi i rehabilitimit është planifikuar të zgjasë 2-3 javë”, ka njoftuar klubi Konyaspor.

Sa i përket mbrojtësit të Empolit, nuk dihet ende shkalla e dëmtimit. /zoom.al/