Aplikacion
Arrestohet në Turqi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.
Sipas informacioneve të para, Bledar Doçi, ishte në kërkim për trafik droge nga autoritetet italiane. Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet fqinje, ku u godit sërish grupi i Visit të Pojës. Në total u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë në harkun korhor të 5 viteve, nga viti 2020-2025.
Sipas hetuesve, grupi me bazë operative në Shqipëri dhe me degëzime në Itali, dyshohet se ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut duke shfrytëzuar rrugë tregtare që kishin si destinacion portet e mëdha të Europës Veriore.
Elvis Doçi është po ashtu, në kërkim nga SPAK, si pjesë e grupit të Troplinëve, nën akuzën e trafikut të drogës. Gjatë kontrolleve në banesë, atij iu gjetën 3 mln euro cash.