zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Romë Adriatik Llalla

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Romë Adriatik Llalla

I shpallur në kërkim prej disa kohësh është arrestuar në Romë, Itali ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Mësohet se Llalla është arrestuar më datë 10 dhjetor. Prej tre ditësh, Llalla qëndron në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe i janë konfiskuar disa pasuri.

Postime të lidhura