Aplikacion
Personi që shihni në foton e mëposhtme është 39-vjeçari Sadik Llani që për vrasjen e ndodhur paraditen e së hënës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz, ku humbi jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi.

Sipas informacioneve paraprake, autori është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari i është afruar të riut në një zonë të banuar, teksa ai ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë, dhe ka hapur zjarr ndaj tij.
Pas të shtënave, autori dyshohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa i riu ka mbetur i plagosur rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 27-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Burime për Zoom.al bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po përqendrohen hetimet lidhet me konflikte të mëparshme mes palëve. Megjithatë, motivi i saktë i krimit mbetet ende nën verifikim.
Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e 39-vjeçarit, ndërsa po mblidhen prova dhe dëshmi që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al