Aplikacion
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e Paskuqanit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person i identifikuar si Ardian Baloshi.
Autori është identifikuar si Sadik Llanaj dhe policia po punon për kapjen e tij.
Mësohet se ai është dërguar drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Konflikti bëhet me dije sa ka ndodhur gjatë loje futbolli në kalçeto, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.
Plagët e shkaktuara kanë rezultuar fatale dhe 26 vjeçari ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Kamzës bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja dhe po i fshihet Policisë.
Ndërkohë, me kërkesë të shërbimeve të Kamzës, kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar Forcat Speciale RENEA që të dalin me urgjencë nga reparti dhe janë nisur drejt vendngjarjes. Efektivët do të përfshihen në kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.