zoom

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan, kreu i Policisë: Viktima është dërguar në spital nga kalimtarë të rastit, autori është larguar me mjet, ende i armatosur

Vrasja në Paskuqan, kreu i Policisë: Viktima është dërguar në spital nga kalimtarë të rastit, autori është larguar me mjet, ende i armatosur

Drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit pranë një kalçetoje.

Torba u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit.

Autori është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugë pranë një kalçetoje.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.

Sipas Policisë, rreth orës 11:25 është marrë informacion se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para procedurale.

Nga hetimet paraprake dhe provat e administruara deri tani, dyshohet se Baloshi është qëlluar me armë zjarri në rrugën ‘Dervish Luzha’, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin Sadik Llanaj, rreth 39 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Postime të lidhura