zoom

Aktualitet

Krimi h*rror në Greqi/ Flet motra e shqiptarit: Fëmijët nuk dinë asgjë ende

Krimi h*rror në Greqi/ Flet motra e shqiptarit: Fëmijët nuk dinë asgjë ende

Greqia u trondit dje nga një vrasje makabre, që si autor kishte një 39-vjeçar shqiptar.

Kastriot Cenko vrau gruan e tij, Alba Cenko, me çekiç për shkak të xhelozisë. Më pas, ai e futi trupin e saj në qese të zezë dhe e fshehu në papafongo për një javë, derisa njoftoi vetë policinë.

Motra e 39-vjeçarit deklaroi sot se gjatë kësaj kohe nuk kishin dyshuar për asgjë. Ajo shtoi se fëmijët e Alba Cenkos nuk e dinë ende që nëna e tyre ka vdekur.

“Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë nga këto, nuk e dinim. Një javë e pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, theksoi ajo.

Postime të lidhura