Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja horror e shënuar në Greqi, ku një shqiptar 39-vjeçar vrau gruan e tij.
Ai ka rrëfyer këtë të enjte se bashkëshorten e vrau një javë më parë për shkak të xhelozisë.
Sipas tij, ai e kreu krimin kur fëmijët ishin në shkollë, duke e qëlluar me grushta dhe çekiç.
Më pas, shqiptari e ka futur trupin në qese të zezë dhe e ka fshehur në papafingo.
Gjatë kësaj jave, fëmijët kanë nuhatur erën e rëndë në shtëpi, por nuk kanë kuptuar asgjë.


