Aplikacion
Një krim tronditës ka ndodhur në Greqinë, fqinje, ku një shqiptar dyshohet se ka vrarë gruan e tij.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth 1 javë më parë, por sot shqiptari 39-vjeçar ka shkuar para autoriteteve për të rrëfyer gjithçka.
Sipas mediave greke, ai ka rrëfyer se e ka vrarë bashkëshorten me çekiç dhe më pas trupin e saj e ka fshehur në papafingo, në banesën e tyre në Amplelokipi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës.
Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.

