Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Spathohori të qytetit Agrinio, në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka vrarë me armë çifte një 51-vjeçar.
Viktima, babai i një fëmije të mitur, dyshohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën 44-vjeçari kishte marrëdhënie intime.
Sipas raportimeve, krimi ka ndodhur për arsye personale dhe nuk ka lidhje me detyrën e viktimës, i cili ishte kryeplak i fshatit.
Autori dyshohet se i kishte bërë pritë viktimës dhe sapo ai u afrua me automjetin e tij, e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Automjeti i viktimës ra më pas në një greminë, ku u gjet nga banorët e zonës.
Pak orë pas ngjarjes, autori telefonoi autoritetet lokale dhe pranoi autorësinë e krimit, duke shprehur pendesë për veprën e kryer. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe armën e përdorur gjatë ngjarjes./ Zoom.al