zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Selanik, 14-vjeçari shqiptar dhunon motrën

Ngjarje e rëndë në Selanik, 14-vjeçari shqiptar dhunon motrën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, ku një 14-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij 16-vjeçare.

Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur pasditen e së enjtes, rreth orës 17:30, në zonën e Asvestoçorit. I mituri dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime në zonën e fytyrës.

Pas ngjarjes, vajza është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pasi gjendja e saj u stabilizua, ajo u kthye në banesë.

Ndaj 14-vjeçarit janë ngritur akuza për veprën penale të dhunës në familje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura